Kopenhageni ia ka kaluar Tokjos duke u përzgjedhur qyteti më i sigurt në botë duke ia rrëmbyer për fare pak kurorën, Torontos. Në kërkimin që publikohet nga The Economist cdo dy vite, më herët, kryeqytetin danez e rendiste të tetin me tokjon në vendin e parë. Sidoqoftë, pas dy viteve të fundit në të cilët pandemia e koronavirusit ka mbërthyer veten, Kopenhageni ka fituar kurorën e qytetit më të sigurt në botë. Studimi po ashtu ka renditur Londrën si qytetin e 15 më të sigurt në botë, në barazim me San Francisco-n. Raporti bën renditjen e qyteteve më të sigurta të botës bazuar në pesë kritere të ndryshme: siguria digjitale, siguria e shëndetit, siguria e infrastrukturës, siguria personale dhe siguria e ambjentit.