Top News – Qyteti më i ftohtë në glob/ Mirësevini në Yakutsk, ku -40 nuk është shumë ftohtë
18/02/2021 20:14

Me një mori stuhish dimërore që janë derdhur mbi shtetet e bashkuara të amerikës këtë javë, por edhe mbi vendet evropiane më herët, shumëkush ka menduar se i ftohti i këtij viti ka qenë i rrallë. Por, temperaturat, sado të ulëta që mund tu duken njerëzve në këto vende, vështirë të krahasohen me ato në Yakutsk, kryeqytetin e Yakutisë, në Rusi. Banorët e këtij qyteti të largët siberian, përballen me temperatura nën -34 gradë celcius që nga 8 dhjetori, me mërkurin në termometër që ra deri në -50.6 gradë celcius më 19 janar. Dhe u qyteti ka shënuar edhe një rekord të ri, me temperaturën që ka qëndruar nën -40 gradë për thuajse dy muaj rresht. Me një popullatë prej rreth 300 mijë banorësh, Yakutsku është qyteti më i madh në botë i ndërtuar mbi acar të përhershëm. Ndërsa për shumë kënd, moti me temperatura nën zero do të garantonte ndonjë ditë me borë, për fëmijët që jetojnë atje, cdo temperaturë mbi -40 gradë celcius, konsiderohet e ftohtë, por jo shumë...Shkollat atje mbyllen vetëm kur temperaturat shkojnë në -55 gradë celcius, me përjashtim të kopshteve që mbyllen nëse mërkuri bie në -50 gradë. Ndërsa për të rriturit, bëhet fjalë për normalitet. Shumëkush do të mendonte se një mot i tillë do ti bënte banorët të etur për verën, kur temperaturat janë më të arsyeshme, rreth 18.5 gradë celcius. Por rezulton që banorët e Yakutskut, preferojnë dimrin. Në vend që të theken në diell, ditët e gjata të verës për ta duhet të kalohen duke riparuar shtëpitë dhe bizneset në mënyrë që ata të përballen me një tjetër dimër të ashpër. Dhe fatmirësisht – thonë ata, sezoni i ngrohtë zgjat për vetëm disa javë....Por ndërsa Yakutsku është qyteti më i ftohtë mbi tokë, ai nuk është vendi i banuar më i ftohtë mbi tokë. Ky nder i takon një fshati fqinj, Oymyakon, ku jetojnë rreth 500 banorë. “Poli i të ftohtit” mban rekordin për temperaturën më të ulët të dokumentuar ndonjëherë në një vend të banuar, një acar prej -77.2 gradësh celcius.

Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
Top News – Bombarduesit rusë në veri të Skandinavisë / Putin provokon, NATO ngre avionët luftarakë
25/12 12:10
Top News – ‘2026-a do jetë edhe më keq!’ / Meloni ‘paralajmëron’ stafin: Pushoni për festa sepse…
25/12 12:09
Top Channel/ Festa në Betlehem, patriarku latin i Jerusalemit: Pasiguria ndihet sot kudo në botë
25/12 12:06
Top News – Mesha e parë e Krishtlindjes / Papa Leoni, thirrje për paqe e dhembshuri në Vatikan
25/12 12:06
Top Channel/ Mesazhi i Papa Leonit XIV: Ekonomi e shtrembëruar që trajton qeniet njerëzore si mallra
25/12 12:05
Top News – Evropa dënon ashpër Izraelin / 19 koloni të reja në Bregun e okupuar Perëndimor
25/12 12:01
Top News – ‘Ne kemi një ëndërr-Putin të vdesë’ / Zelenski mban fjalimin e Krishtlindjeve ‘nën bomba’
25/12 11:54
Top Channel/Dosja Epstein, dalin edhe 1 milion të reja, autoritetet amerikane thonë se do publikohen
25/12 11:42
Top News – Banda italo-shqiptare e kokainës. 16 urdhër arreste në Pescara, droga u shitej ‘elitave’
25/12 10:29
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
25/12 09:37
Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Vuçiç akuzon Trump se e preu në besë: Prisnim hapa të mëdhenj
24/12 22:39
Top News- Tragjedi në Mesdhe, 116 viktima/ Jepet alarmi, një anije u fundos në ujë
24/12 21:15
Top Channel/ Sapo la Ankaranë, bie avioni: Vdes shefi i shtabit libian, Erdogani urgjent hetim!
24/12 15:20
DIGITALB DIGITALB