Alarmi i kuq për nxehtësinë ekstreme është në fuqi në shumicën e qyteteve kryesore të Italisë, ndërsa vala e të nxehtit po intensifikohet në Evropë. Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të mërkurën, me 23 qytete të cilat kanë shpallur gatishmëri të lartë – nga Trieste në veri-lindje deri në Messina në jug-perëndim, shkruan BBC.