Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03/2026 14:40

Irani ka shfaqur një rrjet të gjerë nëntokësor tunelesh të mbushur me radhë pa fund dronësh dhe raketash, mes frikës se SHBA-të dhe aleatët e saj po cojnë dëm armë të shtrenjta në luftën e tyre kundër regjimit. Pamjet e publikuara nga Agjencia e Lajmeve Fars, e cila është e lidhur ngushtë me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, tregojnë radhë të gjata raketash dhe dronësh Shahed. Në një fragment shihet edhe një foto e varur në mur e Udhëheqësit Suprem tani të ndjerë Ali Khamenei duke shikuar arsenalin masiv të dronëve. Një seri flamujsh iranianë shihen të varur nga tavani i tuneleve. Një tjetër pamje tregonte kamionë që mbanin lëshues dronësh Shahed. Këta të fundit kushtojnë vetëm dhjetëra mijëra dollarë për t'u prodhuar dhe kërkojnë pak kohë për t'u ndërtuar. Ndërsa lufta vazhdon të zgjerohet, tani ekziston frika se armët e sofistikuara të SHBA-së dhe aleatëve të saj mund të jenë shumë të shtrenjta dhe shumë të vështira për t'u siguruar për një fushatë ushtarake më të gjatë. Izraeli pranoi të mërkurën se Irani ka ende kapacitet të konsiderueshëm për të lëshuar raketa ndaj armiqve të tij. Raketat Patriot të prodhuara në Amerikë mund të kushtojnë midis 4-5 milionë dollarëve secila. Ndërkohë, bateritë e raketave THAAD mund të kushtojnë rreth 13 milionë dollarë secila. Një analizë e ekspertëve të sigurisë në Uashington DC, zbuloi se Emiratet e Bashkuara Arabe kishin rrëzuar 92% të raketave dhe dronëve që Irani kishte lëshuar drejt tij. Irani ka shpenzuar kështu 11 deri në 27 milionë dollarë për 541 dronë që lëshoi mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, me interceptorët e kësaj të fundit që kushtonin mesatarisht 500 deri në 1.5 milionë dollarë për dron, që rrëzuan 506 prej tyre. Kostot e mbrojtjes nga dronët e Emirateve të Bashkuara Arabe sipas përllogaritjeve ishte midis 253 dhe 759 milionë dollarë, duke sugjeruar se ajo ka shpenzuar deri në 30 herë më shumë për t'u mbrojtur kundër dronëve të Iranit sesa kanë shpenzuar kundërshtarët e tyre për ta sulmuar atë.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57