Si ditë e diel dhe me diell, duket se të gjithë qytetarët e Tiranës janë nisur drejt plazhit të Gjirit të Lalzit dhe Durrësit. Fluksi i makinave private ka shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës. Trafiku i madh është te mbikalimi i Vorës, ndërsa nuk ka asnjë patrullë policie për të orientuar trafikun me qëllim shmangien e bllokimit të rrugës.