Qytetarët e Kosovës kanë shprehur shqetësimin për përdorimin e gjuhës së ashpër në fushatë nga subjektet politike. Sipas tyre, ky fjalor nuk duhet të jetë pjesë e retorikës as e politikanëve që janë votëbesuar dhe aktualisht janë në pushtet dhe as e opozitës.