Rama: “Ky është një moment historik për shëndetësinë tonë, për QSUT, por edhe për vetë Shqipërinë.” Me ambicien për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor shqiptar, u nënshkrua një marrëveshje mes Qëndrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ dhe qëndrës spitalore ‘San Raffaele’. Kryeministri Edi Rama, deklaroi se përmes kësaj dakordësie synohet që QSUT të kthehet në pikën e referimit për të gjithë Ballkanin dhe në një qendër ekselencë mes Europës.