Mes faktorëve që kanë nxitur shtrenjtimin e shtëpive me qira në Tiranë është edhe kërkesa e lartë e të huajve, që zgjedhin Shqipërinë për pushime, apo si vend rezident për të punuar online. Megjithatë, ritmet e shtrenjtimit të qirave të banesave në kryeqytet po bëhen i papërballueshëm edhe nga një pjesë e të huajve. Ky është rasti i një amerikani, që në një komunitet të huajsh në Facebook e konsideron çmenduri që një apartament-studio në Tiranë të tarifohet 900 dollarë në muaj. Sipas tij, kjo nuk është normale në një vend në zhvillim.