Platforma Booking ka paralajmëruar të gjithë qytetarët shqiptarë që përdorin shërbimet e saj për të ofruar apartamente, apo shtëpi me qira ditore se para datës 1 nëntor duhet të dorëzojnë edhe numrin e identifikimit si person i tatueshëm. Në njoftimin e platformës thuhet se kërkesa lidhet me ndryshimet e paralajmëruara të politikave fiskale shqiptare për të luftuar informalitetin në këtë sektor.