Bashkia e Durrësit ka marrë një sërë ambientesh me qira ku ushtrojnë aktivitetin institucione në varësi. Kontratat janë 5 mujore deri në 1-vjeçare. Bashkia tha se shkak për marrjen e ambienteve me qira është tërmeti i 26 nëntorit të 2019 që shkatërroi godinat. Ky institucion i pushtetit vendor nuk raportoi se sa paguan për secilin ambient me qira në kërkesën për information dërguar nga Inside Story.