Zyrtarët e Qipros turke kanë hedhur poshtë si të pabazë pretendimin e Izraelit se ky rajon po përdoret nga Irani për të roganizuar sulme terroriste. Ministria e Jashtme e veriut të Qipros lëshoi një deklaratë fill pas akuzave nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha një ditë më parë se Izraeli ndihmoi Qipron të parandalonte një sulm të urdhëruar nga Irani kundër izraelitëve dhe hebrenjve në ishull.