Top News – Qiproja, mesazh nga Irani për Izraelin / Do ia përcjellë Netanyahut, pakënaqësi me BE-në
15/06/2025 15:38

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" Izraelit, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Ai theksoi se do të bisedojë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, më vonë gjatë ditës. Presidenti qipriot nuk sqaroi se nga kush saktësisht vinin mesazhet apo çfarë përmbanin ato. Paraprakisht, ministri i Jashtëm qipriot dhe homologu i tij iranian, zhvilluan një bisedë të premten në mbrëmje. Christodoulides tha gjithashtu se është i pakënaqur me reagimin e ngadaltë të Bashkimit Evropian ndaj krizës që po zhvillohet në Lindjen e Mesme. Qiproja, si shteti anëtar i BE-së që ndodhet më afër Lindjes së Mesme, kishte kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, tha ai. Raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit ishin të dukshme nga vende të ndryshme të Qipros të premten dhe të shtunën në mbrëmje. "Nuk është e mundur që BE-ja të pretendojë të ketë një rol gjeopolitik, t’i shohë të gjitha këto zhvillime dhe të mos mbajë të paktën një mbledhje të Këshillit të Ministrave të Jashtëm", tha Christodoulides për gazetarët. Qiproja ka ofruar ndihmë për evakuimin e shtetasve të palëve të treta nga rajoni dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë konfliktin.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16