Qindra migrantë kanë hyrë gjatë javës së fundit në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut, duke kaluar nga territori i Marokut. Kreu i enklavës ka deklaruar se fluksi i njerëzve ka tejkaluar kapacitetet dhe i ka kërkuar qeverisë spanjolle të ndërhyjë. Pamjet e publikuara tregojnë migrantë që përpiqen të arrijnë në Ceuta duke notuar në det, duke përdorur mjete lundruese të improvizuara, ndërsa të tjerë kanë kaluar përmes pikave të gardhit kufitar.