Kryedemokrati Sali Berisha mblodhi grupin parlamentar të PD këtë të mërkurë, gjatë së cilës ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sipas tij, janë zhvilluar një sërë takimesh në Bruksel që janë mbajtur të fshehura për opozitën dhe opinionin publik.