Stabilizimi i çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare ka nxitur qeverinë që të ndërhyjë duke shuar bordin e transparencës, pas gati tre muajsh. Vendimi u mor në mbledhjen e kësaj të premte të kabinetit qeveritar dhe u komunikua për mediat nga ministrja, Delina Ibrahimaj. Shfuqizimi i bordit shuan edhe politikat mbështetëse financiare të qeverisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, veçanërisht në transportin public. Bordi i Transparencës u rikthye në funksion në mars, kur më datë 20 shpalli edhe vendimin e pare, ndërsa vendimi i fundit ishte të mërkurën, ku caktoi 176 lekë për litër çmimin e naftës dhe 166 lekë për benzinën.