Qeveria ka miratuar vendimin për ta vendosur Akademinë e Studimeve Albanologjike në varësinë e Akademisë së Shkencave. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi teksa komunikoi vendimin akuzoi akademinë për shkelje të rënda të ligjit të arsimit të lartë dhe mungesë akreditimi. Por, kundërshtarët e vendimit thonë se qeveria e transferoi Albanologjinë te Akademia e Shkencave si qokë politike për Skënder Gjinushin.