Monedha vendase po vijon të forcohet krahasuar me monedhën europiane. Kursi arriti në nivelin e 100.83 lekëve, ditën e martë, shumë afër nivelit më të ulët vjetor që ishte regjistruar javën e kaluar. Faktori kyç që sjell këtë efekt është rritja e flukseve valutore hyrëse, që vjen me rritjen e turistëve në vend dhe eksportin e shërbimeve.