Arka e shtetit shqiptar po kërcënohet nga një nivel i lartë borxhi publik dhe pamundësinë për rifinancim të borxhit. Në hartën e Europës, Shqipëria zë vendin e 11 për nivelin e borxhit publik në raport me madhësinë e ekonomisë. Referuar buxhetit të depozituar në Kuvend nga ministria e financave, përgjatë vitit 2021, Shqipëria grumbulloi një borxh publik në nivelin e 78.5 për qind. Vetëm shlyerja e interesave të borxhit i kushton arkës së shtetit rreth 7.6 për qind të të ardhurave nga qytetarë shqiptarë.