Qeveria është mbledhur me urgjencë paraditen e kësaj të hëne për të miratuar disa marrëveshje që kanë të bëjnë me nismën rajonale të njohur si Open Ballkan. Qeveria ka miratuar marrëveshjen e bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.