Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur në një intervistë televizive për heqjen graduale të masave nga Bashkimi Evropian ndaj Prishtinës. Diplomati është shprehur se pengesë për heqjen e masave po rezulton të jetë mosformimi i institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.