Albin Kurti ka miratuar në mbledhjen e qeverisë projektligjin që parashikon strehimin në burgjet e Kosovës, të 300 të burgosurve nga Danimarka. Vendimi i Qeverisë vjen pasi Kuvendi dështoi ta miratojë atë në seancën e kaluar, teksa tashmë ky vendim do të kalojë sërish në Kuvend për një tentativë të dytë.