Një ditë pasi dërgoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konstituimit të legjislaturës së re, Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar këtë të martë edhe konstituimin e qeverisë Kurti IV. Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim Gruda kanë dorëzuar në Kushtetuese, kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re. Tahiri deklaroi Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë për të rikthyer, siç u shpreh ai, ligjshmërinë dhe respektimin e rendit kushtetues. “Çdo vendim ose akte juridike që dalin, ne do t’i sfidojmë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi më tej.