Shqipëria do të marrë një kredi prej 113 milionë eurosh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të fazës së dytë të programit aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër. Në relacionin shoqërues të projektligjit të ratifikimit të marrëveshjes së huasë me BERZH thuhet se objektivi i këtij programi është vazhdimësia e përpjekjeve të Shqipërisë për përmirësimin e aftësisë ripërtëritëse të ekonomisë dhe forcimi i themeleve për zhvillimin e gjelbër.