Nga ora 23 e se merkures mbrema, dogana e Kakavijës do të mbylle kufijtë për të gjithë kalimtarët, per çdo mbrëmje , duke filluar nga ora 23:00 dhe deri në orën 7 të mëngjesit të ditës së nesërme. E me tej, vendimi i radhes i qeverise greke, eshte se duke filluar nga ora 00.01 e datës 16 gusht, dhe në vazhdim, kushdo që kthehet nga Shqipëria do të karantinohet për 7 ditë. Ne vijim te masava zbatuese, nga dita e hënë, në doganën e Kakavijës do të vendosen ekipe të ushtrisë dhe të prefekturës të Janinës, të cilat do të kryejnë teste tek kalimtarët në pikën e Kakavijës, per te realizuar keshtu sa me shume teste në pikat e hyrjes.