Top News – Qeveria gjermane, masa kundër krizës / Paketa e tretë, në fokus pensionistët e studentët
03/09/2022 15:57

Krerët e koalicionit qeverisës gjerman, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët diskutojnë sot për një paketë të tretë masash lehtësuese pas rritjes së ndjeshme të çmimeve. Diskutimet pritet të përfundojnë me masa konkrete në ndihmë të qytetarëve pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë dhe artikujve ushqimorë. Në konsultime merr pjesë kancelari Olaf Scholz si edhe liderët e të gjelbërve dhe liberalëv. Bisedimet zhvillohen për ndihma të fokusuara tek pensionistët dhe studentët, ulje tatimesh dhe një rregullore pasuese për biletën 9 euro që ishte në fuqi në tre muajt e fundit. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të SPD-së, Lars Klingbeil qeveria duhet të ndihmojë aty ku duhet. "Ne duhet t'u ndihmojmë atyre që janë në nevojë ekzistenciale.", tha Klingbeil për "Süddeutsche Zeitung". Që do të thotë, që ata fitojnë mirë mund t'i përballojnë kostot. Socialdemokrati e quajti gabim që pensionistët nuk u përfshinë në 300 eurot e ndihmës së përgjithshme për energjinë që qeveria jep prej shtatorit për të punësuarit. Ministrja e Familjes, Lisa Paus tha për gazetae gjermane "Rheinische Post", se familjet vuajnë më shumë nga çmimet e larta. "Prandaj duhet të rritet ndjeshëm kuota për fëmijët dhe të paktën të kompensohet inflacioni." Të Gjelbrit duan futjen e një bilete 29 euro për trafikun rajonal dhe një 49 euro për levizje në të gjithë vendin. E Majta kërkon vendosjen e një çmimi kufi për energjinë. Kurse shoqatat sociale kërkojnë lehtësime të tjera si psh rritja e limitit jetësor me 200 euro dhe zgjerimi i numrit të personave që kanë të drejtë të marrin ndihmë për strehim nga 600.000 vetë në 2-3 milionë vetë.

Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55