Rënia e euros ndikoi pozitivisht në financat e shtetit, sidomos në parametrat e borxhit publik, i cili rezulton më i ulët në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Duke qenë se buxheti i shtetit është në monedhën vendase, e cila duhet konveruar në euro për të paguar borxhin e jashtëm, sot qeverisë i duhet një nivel më i ulët lekësh për të shlyer borxhin publik.