Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka publikuar një videomesazh ku u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e opozitës para kryeministrisë më 8 maj. Në mesazhin e tij, Korreshi ndalet te problemet me të cilat përballen qytetarët shqiptarë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion, vjedhje dhe babëzi në administrimin e vendit. Ai thekson se situata e rënduar ekonomike dhe sociale kërkon reagim qytetar dhe pjesëmarrje masive në protestë. “Për të gjitha hallet që ka Shqipëria, vjedhjet, makutërinë, babëzinë e kësaj qeverie, ju ftojmë të gjithëve në datën 8 maj në shesh, në protestë”, shprehet Korreshi në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale.