“Qeveria e Shqipërisë po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo një herë, por dy herë. Në mënyrë flagrante. Të dy detyrimet që përcakton Kushtetuta për një marrëveshje të tillë ndërkombëtare po shkelen. Në seancën e djeshme plenare u shkel kushti i afatit njëjavor. U shkel cdo procedurë parlamentare kushtetuese për ratifikimin e saj. Tani, me mbajtjen sekret të saj, po shkelet edhe kushti i patjetërsueshëm i botimit në Fletoren Zyrtare.”, tha Gazment Bardhi.