Top News- Qeveria amerikane mbyllet për Krishtlindje / Trump s’mbështet projektligjin për financimin
19/12/2024 12:57

Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë papritur një plan dypartiak të mërkurën për të parandaluar mbylljen e qeverisë gjatë Krishtlindjeve, dhe i tha Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe republikanëve, që në thelb ta rinegociojnë atë, disa ditë përpara një afati kur skadon financimi për buxhetin e qeverisë federale. Përfshirja e papritur e Presidentit të zgjedhur Trump në këtë debat dhe kërkesat e reja, e vendosën Kongresin sërish në lëvizje, ndërsa ligjvënësit po përpiqen ta përmbyllin punën dhe të shkojnë në shtëpi për pushimet e festave. Kjo e detyron tashmë Kryetarin Johnson të përpiqet të hartojë një plan të ri për ta mbajtur qeverinë të hapur, përpara afatit të së premtes. “Republikanët duhet të BËHEN TË ZGJUAR dhe TË ASHPËR”, thanë Presidenti i zgjedhur Trump dhe Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance në një deklaratë. Presidenti i zgjedhur bëri një propozim që kombinonte disa vazhdimësi të fondeve qeveritare së bashku me një dispozitë shumë më të diskutueshme për të rritur kufirin e borxhit të vendit - diçka që partia e tij e refuzon rregullisht. “Çdo gjë tjetër është një tradhti ndaj vendit tonë”, shkruan ata. Demokratët kritikuan rebelimin e republikanëve për projekt-ligjin për financimin e qeverisë, që do të kishte ofruar gjithashtu rreth 100 miliardë dollarë ndihma për shtetet e goditur nga uraganët Helene dhe Milton dhe katastrofa të tjera natyrore. "Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë urdhëruar të mbyllin qeverinë", tha udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries. “Dhe të lëndojnë klasën punëtore amerikane që ata pretendojnë se mbështesin. Nëse thyeni marrëveshjen dypartiake, atëherë keni përgjegjësinë për pasojat”. Projektligji masiv prej 1500 faqesh u gjend kështu në prag të kolapsit, pasi konservatorët e djathtë kundërshtuan rritjen e shpenzimeve, të nxitura nga aleati miliarder i Presidentit të zgjedhur Trump, Elon Musk, i cili e hodhi poshtë planin pothuajse sapo u publikua të martën vonë në mbrëmje.

Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50