Financimi i forcave të armatosura ze një peshë të madhe në pr.buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm. Qeveria shqiptare, në sinkron me vendet aleate të NATO-s, duket se ka kthyer sytë nga ushtria dhe përmirësimi i kapaciteteve të forcave të armatosura pas rritjes së tensioneve në Europë dhe më gjerë për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.