Donald Trump ishte aktiv në llogarinë e tij në Truth Social gjatë natës dhe postoi një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Ai paralajmëroi për "qetësi para stuhisë" dhe në foto tregohej presidenti amerikan i rrethuar nga anije ushtarake dhe rrufe që bien nga retë e errëta. Një ditë më parë, Neë York Times raportoi se SHBA dhe Izraeli po bëjnë përgatitje intensive për sulme të reja kundër Iranit, për herë të parë që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar. Dy zyrtarë të Lindjes së Mesme thanë se të dy vendet po punojnë që të jenë gati që javën e ardhshme.