SPAK ka regjistruar që prej 25 korrikut procedimin penal për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhit dhe ndaj njw shtetasi. Katër personat u kallëzuan nga gazetari Adriatik Doçi në lidhje me koncesionin e kolaudimit teknik të automjeteve, ku sipas listëpagesave të bëra publike vitin e kaluar, Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit ka punuar nga viti 2013 deri në 2020 në pozicionin e inxhinierit mekanik.