Në mbledhjen e Task Forcës në të cilën u diskutua ndalimi, prodhimi, importimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike njëpërdorimshe, ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj paralajmëruan masa të ashpra ndëshkuese për shkelësit e ligjit. Kumbaro propozoi intesifikimin e kontrolloeve si dhe ndëshkim në rast të shkeljes së ligjit, i cili hyri në fuqi 1 vit më parë. Ajo shtoi se rritja e numrit të vizitorëve të huaj, është një tjetër arsye që kërkon një rilançim të këtyre masave.