400 familje të fshatit Godolesh në Elbasan burim kryesor jetese kanë tregtimin e qershisë. Zona prodhon më shumë se 10 mijë ton qershi çdo vit duke qenë një nga furnizuesit kryesorë të tregut, por problem për fermerët mbetet çmimi i ulët i cili nuk mbulon kostot e tyre.