Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të dielë në Berat për të diskutuar lidhur me miratimin e reformës së re territoriale. Por dëgjesa e programuar mësohet se u shoqërua me debate të forta mes tij dhe një grupi qytetarësh të ardhur nga qytetit i Poliçanit. Mbledhja nisi me fjalën e mbajtur nga ministri Ervin Demo që tashmë do të marrë drejtimin e ministrisë së Brendshme, ndërsa pasi ai mbaroi së foluri, banorët e Poliçanit shprehën pakënaqësi. Burime bën me dije se gjatë përplasjeve, Rama iu drejtua atyre duke u thënë që të qepnin gojën. Por kjo gjë ka sjellë irritim te banorët dhe kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj. Ky I fundit edhe njëherë tjetër nuk I kurseu përplasjet verbal me kryeministrin. Më pas e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani braktisi takimin dhe u larguan. Poliçani preket nga ndryshimet që PS propozon në reduktimin e numrit të bashkive.