Dëgjesa me kreun e SPAK, Klodjan Braho për parandalimin e krimeve zgjedhore u shoqërua me tensione mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Socialisti Ulsi Manja kritikoi pyetjet e deputetëve të opozitës për kreun e SPAK, duke thënë se Braho nuk ndodhej aty për të raportuar punën e SPAK për vitin 2025, por për të dhënë rekomandime. Deklaratës së Manjës i ndërhyu deputeti demokrat, Ivi Kaso, të cilit socialisti iu përgjigj ashpër: “Qepe gojën, legen. Se të kam dëgjuar fort”.