Një 24 vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit, nga shërbumet e Policisë Kufitare, duke finalizuar operacionin e koduar “Parandalimi 2”. I riu me banim në Tiranë, iu nënshtrua kontrolleve edhe përmes qenëve antidrogë, pas marrjes së informacioneve në rrugë operative per tentative trafikimi lëndë narkotike. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në furgonin e tij, në hyrje të RSh-së, gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike. 24-vjeçari është vënë në pranga për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.