Të lehin me komandë, bashkë me një orkestër live që luan Leopold Mozart...kjo është detyra e Kukit, Sofusit dhe Sikës, që po performojnë kështu bashkë me orkestrën daneze. Tre qentë janë zgjedhur për shkak të aftësive të tyre të lehjes që kombinohen mirë me muzikën e Simfonisë së gjuetisë, një pjesë pak e njohur e Leopold Mozart, babait të Volfgang Amadeus Mozart, që shumë rrallë performohet bashkë me qentë në skenë...Orkestrat zakonisht përdorin lehje të regjistruara.