Top News – Qeni i Bidenit ‘sulmon’ Shërbimin Sekret / ’Komandanti’ kafshon një tjetër agjent
27/09/2023 12:44

Komandanti, qeni 2 vjec i familjes Biden, një pastor gjerman, ka kafshuar përsëri një tjetër agjent të shërbimit sekret. Sulmi ndodhi mbrëmjen e të hënës dhe oficeri mori ndihmë mjekësore në vendngjarje – tha shërbimi sekret në një deklaratë për shtyp të martën. Kjo është hera e 11-të që qeni kafshon një nga truprojat në shtëpinë e bardhë ose në shtëpinë e familjes Biden. Zëdhënësja e shtëpisë së bardhë, më herët, ka fajësuar për sulmet stresin e të jetuarit në shtëpinë e bardhë. “Sic e cini të gjithë, kompleksi i Shtëpisë së Bardhë mund të jetë unik dhe shumë stresues. Kjo është dicka që unë jam e sigurt se ju të gjithë e kuptoni”, tha ajo në korrik. Komandanti, është më i riu mes dy pastorëve gjermanë të familjes Biden. Incidentet e tjera kanë ndodhur në shtëpinë e presidentit dhe zonjës së parë në Delauer. Në korrik, zyrtarët e shtëpisë së bardhë thanë se ata po punonin me teknika të reja zbutjeje dhe trajnimi për Komandantin, pas një serie sulmesh ndaj personelit. Vetë shërbimi sekret ka pranuar edhe 10 incidente të tjera kafshimi më herët, nga komandanti. Një prej incidenteve ndodhi më 26 tetor të vitit të kaluar, kur zonja e parë Jill Biden nuk mundi ta mbante qenin nën kontroll. Rreth një javë më vonë, një tjetër oficer ishte kafshuar, madje dy herë. Më 11 dhjetor 2022, një agjent u sulmua në sy të presidentit Biden dhe u kafshua në krah dhe këmbë. Edhe qeni tjetër i Biden, Majori, është përfshirë në shumë incidente të ngjashme me agjentët e shërbimit sekret. Si pasojë ai është larguar nga shtëpia e bardhë dhe tani jeton me miq të familjes Biden. Komandanti mbërriti në shtëpinë e bardhë në 2021, kur ishte një këlysh. Ai ishte dhuratë nga vëllai i Biden, Xhejms. Familja Biden ka edhe një mace të quajtur Uillou.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55