Një anije ruse është gjurmuar nga Marina Mbretërore e Britanisë mes shqetësimeve se ajo qëndroi për 14 orë mbi kabllot e të dhënave në Kanalin e Bristolit që lidhen me SHBA-në, Kanadanë, Spanjën dhe Portugalinë. Një anije mallrash e quajtur Sinegorsk udhëtoi në kanalin anglez këtë javë duke u ndalur në mënyrë të dyshimtë mbi kabllo. Raportimi i fundit i Sinegorsk në një port u regjistrua tre javë më parë në portin rus të Arkhangelskut. Sipas të dhënave, anija ka përshkuar kanalin e bristolit të martën në mbrëmje para se të ndalej pranë Minehead-it. Një zëdhënës i Departamentit të Transportit në Britani, tha: "Ne lëshuam një paralajmërim të qartë si hap i parë për anijen SINEGORSK që të largohej nga ujërat e Mbretërisë së Bashkuar. Anija tani është larguar nga ujërat e Mbretërisë së Bashkuar. Ne vazhdojmë të ndërmarrim veprime të forta kundër anijeve me flamur rus, si dhe të pengojmë flotën hije të Rusisë me reagimet tona".