Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, propozoi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë në vend, Vlladimir Leposaviq, për shkak të qëndrimit të tij ndaj gjenocidit në Srebrenicë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, Krivokapiq tha se e ka dërguar këtë propozim në Parlamentin e Malit të Zi.