Partia Demokratike ka reaguar pas raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Nëpërmjet deputetit Ervin Salianji, PD akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet vendi sa i përket kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. Sipas tij qeveria po bashkëpunon me krimin në të gjitha nivelet.