Top News/ Qendrat sociale të pushtuara nga komunistët / Salvini kërkon mbylljen: Strofka kriminelësh
11/11/2024 14:39

“Imazhe të turpshme dhe të papranueshme nga Milano dhe Bolonja. Duhet të mbyllen këto qendra sociale të pushtuara nga komunistët dhe do t’ia kërkoj këtë ministrit përkatës”, kështu është shprehur zëvendëskryeministri dhe lideri i Legës së Veriut, Matteo Salvini, në një takim me qytetarë, pas disa manifestimeve që u pasuan me përleshje mes policisë dhe protestuesve në Bolonja. “Do të kërkoj një rivlerësim të të gjitha qendrave sociale të majta që janë të pushtuara ilegalisht sepse janë strofulla kriminelësh”, shpjego|i ai. “Në Bolonjë ndjekia e një polici me shkopinj, në Milano nxitja për të dhunuar një hebre, siç ndodhi në Holandë dhe kjo është e papranueshme në një vend si Italia. Pra si ministër, si zëvendëskryeministër, si prind dhe si kryetar i Legës së Veriut, do të kërkoj që të ndërhyhet menjëherë për të mbyllur këto strofulla kriminelësh që janë qendrat sociale komuniste”, shtoi Salvini. Edhe kryeministria meloni reagoi pas përleshjeve të regjistruara në Bolonja dhe shprehu solidaritet për forcat e policisë, që sipas saj, me vendosmëri dhe profesionalizëm u përballën me dhunën. Në protestën në Bolonja, grupet e krahut të majtë u përleshën me policinë ndërsa po protestonin kundër një tubimi që mbahej aty pranë nga aktivistët e ekstremit të djathtë. Ndërsa në milano, disa protestues pro palestinezë shprehën mbështetje për të rinjtë në amsterdam që sulmuan tifozët izraelitë të futbollit, këtë javë, në disa përleshje që autoritetet holandeze i përshkruan si antisemite.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52