Specialisti i Policisë Kriminale, Arben Pjeçi, i cili u vetëvra me armën e shërbimit në komisariatin e Durrësit është përcjellë për në banesën e fundit këtë të premte. Kolegë, miq e familjarë me lot në sy shprehen se kjo ngjarje ishte e papritur ndërsa 56-vjeçarin e kujtojnë si punëtor dhe të ndershëm.