Një 66 vjecar nga Radostina e Fierit do të përballet tani me ligjin pasi ka vrarë një pulë. Ngjarja është regjistruar pranë banesës së 66 vjecarit me iniciale P.A. i cili ka qëlluar me armën e tij të gjahut që e kishte me leje, një pulë që kishte hyrë me sa duket pa leje, në oborrin e shtëpisë së tij. Ai ka nxituar të marrë ciften, e cila tani është konfiskuar nga policia, dhe e ka ekzekutuar shpendin.