8 muaj pas arrestimit të tij në Belgjikë, autoritetet belge ekstraduan drejt vendit tonë 39 vjecarin Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj. Ky i fundit kërkohej prej dy vitesh, për shkak të një mase sigurie arrest në burg të dhënë nga Gjykata e Vlorës për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.