Gjykata e Kurbinit cakton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Van Ricën, i cili qëlloi me armë në selinë e PD pas sherrit me nënkryetarin e kësaj dege, Kastriot Marku. Van Rica u lirua nga Gjykata, pavarësisht se Prokuroria kishte kërkuar ‘arrest me burg’ për tre veprat penale: ‘“Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.