Policia ka zbardhur brenda 24 orëve plagosjen e dyfishtë me armë zjarri të ndodhur në Laprakë gjatë mbrëmjes të së martës. Nga të shtënat mbetën të plagosur Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri, ndërsa si autor të dyshuar uniformat bli kanë shpallur në kërkim Arbër Krrashin 36-vjeç, banues në Tiranë.