Autori i plagosjes së mbrëmjes së rë mërkurës (28 shkurt), në Fushë-Krujë, është vetëdorëzuar në polici. Perlat Merlika, plagosi me armë zjarri 57-vjeçarin, Artan Goga në Fushë-Krujë pas një konflikti të çastit. Pas një konflikti të çastit të ndodhur mes dy vëllezërve dhe personit tjetër, situata ka agravuar deri në shkrepjen e armës. I plagosuri, Artan Goga, një tregtar makinash u plagos në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.