Një 23-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap me armë zjarri në qytetin e Bajram Currit. I riu raportohet se kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa gjatë ndalimit nga uniformat blu u konstatua se ishte në gjendje të duhur. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe automjetin tip “Benz”, me të cilin i riu po udhëtonte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.